Një ish ushtarak, hobi i të cilit është rritja e bimëve ekzotike, krijoi fermën e parë tek ne për zambakë uji. Ai kujdeset për 38 lloje të ndryshme të kësaj luleje në liqene të krijuara të posaçme për rritjen e tyre në një sipërfaqe prej 19 hektarëve rreth qytetit Pleven.
Dojçin Vlladimirov merr një frymëzim për këtë pas një vizite të bërë në Indonezi. Aty ai mahnitet dhe dashurohet pas këtyre bimëve të ujit të cilët pushtojnë me bukurinë dhe finesën e vet. Një përvojë në rritjen e tyre merr nga Holanda. Sot, adhuruesi i natyrës i vë vetës për qëllim të shtojë numrin dhe ngjyrat e zambakëve të ujit të cilat rriten në fermën e tij. “Nuk fsheh dhe ambicien e vet të seleksionojë një lloj të vet personal, i cili të konkurrojë për nga bukuria dhe zambakun me të bukur në fermën e tij - “Princesha e Zezë”.
“Asgjë nuk është vetëm një rastësi”, thotë ai, duke shtuar se familja e tij prej shumë viteve rrit mbi 30 lloje trëndafilash . Kështu rreth dashurisë për lulet lind dhe dëshira e tij të risë zambakë.
“Si unë ashtu dhe gruaja ime patëm fatin të jemi të ftuar nga miqtë tanë për një udhëtim në Indonezi-tregon Dojçin. Dhe kur pamë bukurinë ekzotike të bimëve tropikë të ujit, ngjyrat e tyre na pushtuan për gjithmonë. Në Azi ato janë edhe më të mira, për shkak të temperaturës së ajrit dhe të ujit-aq sa janë ngjyrat e ylberit, edhe kaq janë ngjyrat e bimëve të ujit. Kërkova që të kem lule të tilla, pa rëndësi nga çmimi dhe menjëherë pasi u kthyem në shtëpi, përgatita terrenin. Me traktor gërmova liqene dhe kështu filloi çdo gjë.
Nga Indonezia fillimisht fare importova lotusë, u lidha dhe me prodhuesin më të madh të bimëve të ujit në Evropë. Deri në këtë moment njihja vetëm 4-5 ngjyra të lules zambak, kurse tregtari më propozoi një zgjedhje prej 350 ngjyrave. Kjo më detyroi të ndihem i kufizuar në përvojën time, me qenë se tregu ynë është shumë i varfër në krahasim me atë botëror”.
Çdo vit adhuruesi i bimëve të bukura zgjeron fermën e vet. Ambicia e tij është që një ditë të mund të risë mbi 100 lloje zambakë uji - që nga xhuxhët e vegjël deri tek këto me lule nga më të mëdhatë.
“Është një gjë e mjerë se në natyrën tonë zambakët e ujit qenë shkatërruar”, thotë mbrojtësi i natyrës.Në kohën e kaluar milionë zambakë të ujit janë hasur në lumenjtë Kamçia dhe Ropotamo, të cilët derdhen në Detin e Zi, por për shkak të pakujdesisë së shtetit u asgjësuan.Bimë të ujit përsëri do të ketë - por tek pronarët privatë nga pikat e ndryshme të vendit tonë, të cilëve Dojçin Vlladimirovi çdo ditë u dërgon një material mbjellës.
“Nuk më interesojnë paratë dhe fitimi, por bukuria, të cilën e krijoj- thotë ai. Më tepër gëzohem kur ndonjë njeri blen prej meje zambak uji dhe pas kësaj më telefonon, që të më falënderojë se ka mbetur i kënaqur nga cilësia e materialit të marrë. Të gjithë këtë e bëj që të mund të reinvestoj fitimin në zambakë të tjerë. Tek ne nuk vijnë para evropiane, prandaj edhe një fitim të vogël të cilin e kemi arritur e reinvestojmë përsëri. Çdo gjë të cilën e kemi krijuar, është e arritur me shumë punë, por tanimë kemi përvojë dhe nuk ka se çfarë të na pengojë.”
Gjëja për të cilën e pyesin më shpesh njerëzit Dojçin Vlladimirovin është sesa do të zgjasë lulëzimi i zambakëve. “E vërteta është se në qoftë se njeriu kujdeset mirë për ta, bimët do ta gëzojnë me ngjyrat e veta nga prilli derisa të fillojë e ftohta e parë e dimrit”, u përgjigjet ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: Facebook / Dojçin Vlladimirov
Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..
Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..