Veprat e 28 të rinjve me rrënja bullgare që banojnë jashtë u mblodhën në librin e ri “Letër për Bullgarinë nga bullgarë të rinj nëpër botë”. Organizator i projektit është Fondacioni “Shans për fëmijët dhe natyrën e Bullgarisë”. Kryetarja e tij Liliana Sllavova tregon para Radio Bullgarisë për ndjenjat e ndërthurura dhe për mesazhet e bullgarëve të rinj nëpër botë drejt mëmëdheut.
“Libri u realizua në kuadrin e konkursit kombëtar letrar “Edhe fëmijët pushtojnë botën. Trego se mundesh!”, i cili u afirmua brenda viteve. Në vitin 2019 tema ishte “Letra ime për Bullgarinë”. Pasi ndaj kësaj teme u shfaq një interes i madh vendosëm që sivjet t’u drejtohemi fëmijëve që nuk jetojnë në vend që të zbulojmë se si mendojnë ata. Mesazhet njëkohësisht janë të ndryshme, por edhe të afërta – dashuri, shpresë, nostalgji... Të gjitha ato dhe mesazhe të tjera mund të zbulohen në librin e ri i cili përbën një pasqyrë origjinale të ndjenjave të të rinjve që jetojnë jashtë shtetit.”
Pjesëmarrje më aktive regjistruan fëmijët me rrënja bullgare në Spanjë, Itali, Turqi, Gjermani, Francë, Norvegji, Sllovaki. Libri i cili përmbledh tekstet e tyre përbën një vazhdim të librit të botuar vjet “Letra ime për Bullgarinë”.
Mirëpo, se si ndryshon pamja e Bullgarisë me kalimin e kohës dhe nga larg?
“Ky projekt nuk ka për qëllim të mbledhë në një libër tekstet më të mira. Sivjet analizuam edhe qëndrimet aktuale të fëmijëve jashtë shtetit. Në shkallë të madhe ato janë të formuara nga prindërit dhe nga arsyetimet e tyre të braktisin atdheun – shpjegon Liliana Sllavova. – Jam e bindur, se ne të moshuarit, mbajmë përgjegjësinë më të madhe për dashurinë dhe për qëndrimin e fëmijëve tanë ndaj vendit. Ata janë të ndikuar nga vlerat tona morale dhe nga sjellja jonë. Është jashtëzakonisht shqetësues fakti, se bëjmë çmos që fëmijët tanë të jenë të arsimuar mirë që të realizohen jashtë shtetit.”
Veprat e autorëve të rinj shtrojnë shumë pikëpyetje, si për shembull çfarë është mëmëdheu për njeriun, çfarë është gati të bëjë ai për të, çfarë është njeriu pa familje dhe pa atdhe...
Për kthim në shtëpinë amtare dhe për dashurinë ndaj Bullgarisë shkruan 18 vjeçarja Jummjugjull Çavdarova nga qyteti turk Tekirdag, e cila fitoi vendin e parë në konkurs: “I mbyllsytë e lodhur dhe e nis rrugën e fshehtë e cila çon që nga Stambolli deri te Dobruxha. Rruga është e shkurtër – aq sa një kthim. Duart e mia të çmallura zgjaten me guxim te porta e njohur dhe zemra ime mbushet me ngrohtësi sikur jam pranë zjarrit në një natë plotë acar.”
Veprat me vlerë ndryshojnë botë dhe botëkuptime, bën konkluzionin Liliana Sllavova nga Fondacioni “Shans për fëmijët dhe natyrën në Bullgari”:
“Libri ynë përbën një udhërrëfyes origjinal i cili mund të na hapë shqisat. Mendoj, se ky libër duhet të lexohet detyrimisht në të gjitha institucionet, nga politikanët, nga mbarë shoqëria. Veprat vijnë të na tregojnë se fëmijët e dinë se njeriu zbulon se kush është dhe nga ku vjen kur hap shqisat drejt botëve dhe kulturave të tjera. Është mirë që të udhëtojmë por edhe më mirë është të kthehemi.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: forbkids.org dhe arkiv personal
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për..