Organizatat e prindërve dolën në protestë para godinës së Kuvendit Popullor për shkak të Ligjit për Shërbimet Sociale, i cili hyn në fuqi sot. Ai duhej të hynte në fuqi më 1 janar sivjet, por ishte shtyrë 6 muaj për shkak të protestave të shumta kundër tij.
Para disa ditësh Ministrja e politikës sociale Denica Saçeva shpjegoi se gjatë këtyre 6 muajve ishin organizuar 3 diskutime të hapura me pjesëmarrjen e organizatave të qytetarëve dhe profesionale, siç edhe diskutime ndër deputetët.
Sot përfaqësuesit e organizatave të prindërve thanë se ligji ishte diskutuar vetëm me organizata të afërta me ministren sociale, jo me palët e interesuara. Ata janë kategorikë se do të vazhdojnë protestat çdo të mërkurë deri në anulimin e Ligjit për Shërbimet Sociale.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..