Prokuroria akuzoi një shtetas bullgar për pjesëmarrje në veprimtari terroriste jashtë shtetit. I ndaluari mbetet në paraburgim për 72 orë dhe Prokuroria kërkon ndalimin e tij të përhershëm.
Të dhënat e akuzuesit tregojnë se që nga viti 2015 i riu disa here ka udhëtuar në Siri dhe drejtpërsëdrejti ka marrë pjesë në veprime të armatosura të disa organizatave terroriste të xhihadistëve. Vetë babai i personit aktualisht është lideri i një prej këtyre organizatave dhe pikërisht ai është përgjegjës për radikalizmin e burrit të ri dhe për dërgimin e tij në Siri me qëllim veprimtari terroriste.
Deri tani nuk ka të dhëna për përgatitjen e sulmeve terroriste nga ana e të akuzuarit në territorin e Bullgarisë.
Në Sofje një forum bullgaro-gjerman po diskuton mundësinë e investimeve në mbrojtje, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv. Kompanitë gjermane nga sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po prezantojnë produktet dhe teknologjitë e tyre me qëllim krijimin..
Vendi ynë do të përpiqet të shfrytëzojë mekanizmat e Bashkimit Evropian për të zbuluar liri më të madhe fiskale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, duke iu përmbajtur një politike financiare konservatore në dritën e anëtarësimit të pritur në eurozonë...
Që nga fillimi i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, mbi 30000 bullgarë, kryesisht nga rajoni Zaporozhie, jetojnë nën pushtimin e përkohshëm rus, thekson ministri i jashtëm Georg Georgiev në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetëve nga PP-DB,..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas..
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë..
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari..