Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rekord i ri: ngjitja e tri majave më të larta të maleve Rila, Pirin dhe Stara Pllanina për 26 orë

Bozhidar Antonov në kepin Emine, shtator 2018
Foto: Facebook @KomEmineRunRecord

Vrapuesi i ultra-maratoneve Bozhidar Antonov përsëri befason me arritjen e tij të fundit – ngjitja radhazi e tri majave më të larta të maleve Rila, Pirin dhe Stara Pllanina. Në këtë sfidë ai përdorte biçikletë në vendet ku nuk vraponte.

Dëshira e Antonovit ishte që të ngjitë majat për më pak se një ditë, por më në fund arriti ta bëjë këtë për 26 orë dhe 6 minuta për shkak të problemit me biçikletën.

Sportisti është rekordist dhe në kalimin e distancës 600-kilometrash nga maja Kom deri në kepin Emine. Ky itinerar ndjek kurrizin e malit Stara Pllanina. Në fillim të shtatorit 2018 ai kaloi distancën për 4 ditë, 8 orë dhe 27 minuta.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Finale historike bullgare në US Open

Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..

botuar më 25-09-06 9.42.PD

Vrapuesit festojnë Bashkimin me një maratonë stafetash

Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..

botuar më 25-09-06 6.05.PD
Alksandër Vasilev

Dy bullgarë arritën në çerekfinalet e US Open

Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..

botuar më 25-09-04 10.54.PD