Bullgaria është ndër 6 vendet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë program kombëtar për menaxhimin e mbetjeve radioaktive. Prandaj KE caktoi një afat 3-muajsh brenda të cilit Bullgaria duhet të hartojë një të tillë. Në se nuk e bën këtë, rasti do të shqyrtohet nga Gjykata e Bashkimit Evropian.
Është marrë dhe një letër lajmërues për një procedurë tjetër në lidhje me Direktivën për Mbrojtje nga Rrezatimi Radioaktiv. Në përputhje me të Bullgaria duhej akoma para dy vjetësh të caktonte standardet bazë për sigurinë e popullsisë në rast të rrezatimit radioaktiv dhe një plan veprimi në situatë emergjente. Dhe për këtë qeveria ka 3 muaj për të korrigjuar gabimet para se Brukseli të vazhdojë procedurën e ndëshkimit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..