Bullgaria ndoshta do t’i marrë mjetet e para financiare nga BE-ja për përballimin e krizës së Covid-19 gjatë muajit tetor, tha zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Faza më e ashpër ekonomike për ne do të jetë vjeshtën. Të gjithë analizatorët japin vlerësime kontradiktore për karakterin e krizës dhe uljen e PBB-së. Pritjet e mia janë se para fundit të vitit do të fillojë rimëkëmbja e ekonomisë. Në vitet në vijim përveç politikave të dekarbonizimit dhe efikasitetit energjetik theksi për Bullgarinë do të jenë inovacionet, vuri në dukje Donçev.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..