Ambasada bullgare në Londër i drejtoi një notë qeverisë britanike, ku ngulet këmbë për shpjegim se pse Bullgaria është përjashtuar nga lista e shteteve, për të cilat që nga data 10 korrik hiqet karantina e detyrueshme. Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva ka biseduar edhe me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme me resor Evropën dhe Amerikën Wendy Morten për ta argumentuar vendimin.
Në notën kërkohet sqarim i kritereve sipas të cilave Londra e ka marrë vendimin, sepse në shtete të tjera të përfshira në listë numri i të sëmurëve është më i lartë sesa ai në Bullgari.Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, është për vizitë në Vatikan dhe Romë më 22 dhe 23 maj 2025. Gjatë vizitës, që tradicionalisht mbahet në prag të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi,..
Bullgaria përfaqësohet me stendën e saj në Ekspozitën e katërt Ndërkombëtare Kinë-Еvropa Qendrore dhe Lindore, e cila zhvillohet nga 22 deri më 25 maj. "Interesi i konsumatorëve kinezë për produktet bullgare është i pamohueshëm. Kosi, kozmetika dhe..
Shumica e "vendasve" (pjesëmarrës në bandat rinore që kanë lindur në vendin tonë vitet e fundit) janë identifikuar tashmë dhe po punohet me prindërit e tyre. Këtë e njoftoi Ministri i Brendshëm Daniell Mitov. "Vendasit" janë të rinj agresivë, shpesh..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..