Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Materialet komprometuese si lojë politike ose normë e sjelljes?!

Javët e funti jeta politike në vend sikur zhvillohet rreth materialeve komprometuese për figurat kryesore politike. Format ndryshohen – nga incizime të bisedimeve, përmes fotografive që vizualizojnë momente intime nga jeta e politikanëve, SMS-korrespondencës dhe komunikimit në rrjetet sociale midis përfaqësuesve të pushtetit dhe biznesit. Sfondi në të cilin zhvillohet e gjithë kjo – përhapja e pandërprerë e Covid-19, shton ndjenjën e paqëndrueshmërisë dhe fut tension në jetën politiko-shoqërore të vendit. Çfarë mendojnë analizuesit politikë?

Sipas pedagogut në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo, docent doktor Ivo Inxhov, shkëmbimi i SMS dhe botimi i incizimeve audio ose korrespondencës internet midis biznesmenëve dhe përfaqësuesve të pushtetit bëhet me qëllim.

“Nuk ka subjekt unik. Mjete të tilla komunikuese shfrytëzohen dhe ne nuk e kemi të qartë çfarë është e vërtetë. Mirëpo në se ato materiale nuk janë komprometuese por janë informacion të vërtetë dhe inkriminojnë ndonjërin me pushtet të madh dhe në se organet hetuese heshtin, kjo do të provokojë indinjatën e shoqërisë. Është me rëndësi që në periudhën paraelektorale, që po afron, forcat politike dhe bashkimet e qytetarëve të dalin me mesazhe më të qarta të cilët të inspirojnë shpresë te populli i zhgënjyer bullgar. Nuk është e mundshme që vetëm me kritika ndaj kundërshtarit të grumbullohen dividendë politikë.”

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, profesori i shkencave politike në Universitetin e Ri Bullgar Evgeni Dajnov tha, se “pushteti tek ne nuk ka asgjë të përbashkët me politikën”:

“Politika është ushtrimi transparent i pushtetit para shikimit dhe kontrollit të publikut në kuadrin e kufizimeve ligjore dhe kushtetuese. Në Bullgari politikë nuk ka. Ne kemi fuqi. Vendimet miratohen fshehurazi dhe prandaj goditjet janë me materiale sekrete komprometuese kundër njeri tjetrit. Domethënë kemi ushtrim të pushtetit, luftim për pushtetin dhe luftim që ndonjëri të mos e humbasë pushtetin. Politika e vetme në Bullgari, e cila iu përgjigjet definicionit për politikë, janë protestat.  Duhet të fillojmë nga zeroja. Ashtu siç nuk kishte politikë para vitit 1989, edhe tani nuk ka.”

Pse u bë udhëheqëse të flasim për komprometimin jo për politikën? Vallë a mund të ndryshohet kjo?

“Shansi i mirë nuk duhet të hiqet në se dëshirojmë ndonjë zhvillim pozitiv – thekson politologu profesor Petër-Emill Mitev.

Tani të dy partitë kryesore GERB e cila është në pushtet dhe Partia Socialiste Bullgare në opozitë janë në gjendje kritike. Dhe në sfondin e luftës me komprometimet të gjithë duken për t’u mjeruar. Shoqëria merr ndjenjën se në mënyrë të ngadalë po fundosemi në kënetë për shkak të mungesës së ndershmërisë. Në këtë sfond po përgatiten projekte të reja politike. Megjithëqë akoma nuk janë të qarta ata bëjnë aluzion për alternativë të qeverisjes së tanishme. Parashikime më të qarta dhe më të sakta ndoshta do të jenë të mundshme gjatë vjeshtës.”

Me materiale të huazuara

Redaktor Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BNR, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD