Kohët e fundit numri i të infektuarve si në vend ashtu edhe në botë po rritet, por numri i të vdekurve po ulet. Pandemia hyn në një fazë të re – gjithnjë e më shumë infektohemi dhe gjithnjë e më pak vdesim, pra ne mësohemi me virusin. Këtë e tha para TKB-së profesori Mihaill Konstantinov drejtor i firmës shtetërore “Shërbim Informativ”. Sipas tij Bullgaria e përballon me sukses pandeminë mbi bazë të të sëmurëve për frymë të popullsisë. Sipas matematikanit afro 5 për qind prej bullgarëve e hasën virusin por nuk u sëmurën.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..