Presidenti Rumen Radev kërkoi heqjen e rojës shtetërore të ofruara nga Shërbimit Shtetëror për Mbrojtje kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtet dhe Liritë Ahmed Dogan dhe deputetit prej së njëjtës partie Deljan Peevski.
Deklarata e Rumen Radevit vjen në lidhje me debarkimin e liderit të partisë “Bullgaria Demokratrike” Hristo Ivanov në bregun para pronës së patundshme të Ahmed Doganit pranë fshatit Rosenec, ku dy nëpunës të Shërbimit Shtetëror për Mbrojtje nuk kanë lejuar shkeljen e tij në bregdet, pavarësisht se bregu është pronë publike.
“Prokuroria, qeveria dhe pushteti vendor duhet të kryejnë kontrollime në parkun “Rosenec” dhe të ndërmarrin masa konkrete”, deklaroi Presidenti dhe shtoi: “Bullgaria do të bëhet një shtet i fort evropian kur mposhtim paligjshmërinë, kur forcojmë epërsinë e ligjit dhe kur garantojmë të drejtat e qytetarëve bullgarë”.
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..