Varësisht nga situata epidemike Ministria e Arsimit po përgatitet për tri variante të mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor. I pari është që viti ë fillojë me prani të pjesshme në klasë – nxënësit do të frekuentojnë shkollën me ndërresa sipas vitit të tyre shkollor.
Varianti optimal është që viti të fillojë normalisht , me të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Kurse variant më i keq është ai i mësimit online, në distancë. Vendimi do të merret pak para 15 shtatorit, varësisht nga situata epidemike dhe numri i të infektuarve, shpjegoi zv. Ministrja Tanja Mihajllova.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..