Numri i madh i të konfirmuarve me koronavirus është një gjë që pritej, duke pasur parasysh të gjithë njerëzit, të cilët nuk respektojnë masat. Numri i të infektuarve sot është më i madh se ai i djeshëm, por me rëndësi është përqindja e atyre, të cilët kanë nevojë për mjekim në spital dhe në reparte intensive.
Aktualisht situata duket se është nën kontroll, tha para televizionit “Nova TV” drejtori i spitalit “Aleksandrovska” në Sofje dr. Kostadin Angellov. Ai është kategorik se në bazë të të dhënave të fundit për të infektuarit e rinj nuk mund të bëhen parashikime.
Matematikani nga Akademia Bullgare e Shkencave prof. Nikollaj Vitanov, i cili punon për Shtabin Operativ Kombëtar tha se para një muaji tendencat në këtë krizë kanë qenë shumë pozitive, por mosrespektimi i masave parandaluese ka ndryshuar tendencat dhe tani 1 i sëmurë infekton 1,33 pacientë të rinj.
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja..