Ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva tha se kategorikisht s’ka shqetësime rreth sigurimit të grurit të mjaftueshëm për Bullgarinë dhe rreth çmimit të bukës. Thatësira në fillim të vitit solli të korra 71% më të pakta në krahasime vitin e kaluar në krahinën Dobruxha, të njohur si “shporta e bukës” e vendit tonë.
Në Bullgari Lindore prodhimi është më i paktë mes 43% dhe 53%. Tani për tani është mbledhur 55% prej të korrave.
Sipas prognozave evropiane Bullgaria duhet të mbledhë 5 mln tonë gruri, kurse parashikimet bullgare janë për 4,5-4,9 mln tonë. Me siguri ka rënie , por për konsumin e brendshëm kemi nevojë për 1,6 mln tonë dhe përsëri do të kemi mundësi të eksportojmë – rreth 3 mln tonë grurë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..