Afaristi Pllamen Bobokov është arrestuar për 24 orë në lidhje me hetimin e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Akuza është ngritur për shkak të korrespondencës me mesazhe SMS ndërmjet Bobokovit dhe sekretarit të Presidentit për çështjet juridike dhe kundër korrupsionit Pllamen Uzunov.
Nga mesazhet e shkëmbyera bëhet e qartë se afaristi ka lobuar për emërimin e ambasadorëve në Algjer dhe Nigeri. Ka kërkuar dhe shërbime të tjera të ndryshme nga Uzunovi. Bisedat mes tyre janë gjetur në celularin e Bobokovit, i cili ishte liruar nga paraburgimi për garancinë rekorde pasurore 500 000 euro.
Pllamen Bobokov po hetohet dhe bashkë me vëllanë e tij Atanas Bobokov dhe një ish-zv.ministër të ekologjisë në lidhje me një procedim tjetër paragjyqësor për import dhe eksport të paligjshëm të mbetjeve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..