Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Greqi do të hyjnë vetëm udhëtarë me rezultat negativ prej testit për koronavirus

Foto: AP/BTA

Që nga 14 korriku të gjithë shtetasit, të cilët hyjnë në territorin e Greqisë përmes PKK “Kullata – Promahon” duhet të prezantojnë test negativ për Covid-19, informuan nga MPJ-ja. Testimi duhet të jetë kryer jo më herët se 72 orë para mbërritjes në pikëkalim. Nuk ka informacion për masa suplementare për qytetarët, të cilët hyjnë në Greqi përmes pikëkalimeve të aeroporte dhe porte.

Autoritetet greke informuan për 29 raste të reja të turistëve nga Bullgaria dhe Rumania të infektuar me koronavirus, të cilët janë konfirmuar gjatë testimeve të bëra në kufi.

Më herët gjatë kësaj jave Greqia mbylli kufijtë e saj për turistët serbë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në vendin e tyre. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

63 kompani të vogla dhe të mesme do të marrin fonde për sigurinë kibernetike

63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..

botuar më 25-10-01 3.55.MD
Aleksandër Rashev lexon deklaratën e ITN nga tribuna e parlamentit

Kërkojnë raport për integrimin dhe kontrollin e refugjatëve ukrainas

Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..

botuar më 25-10-01 1.38.MD

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA analizon ekonominë bullgare

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ulë kostot e transaksioneve me partnerët kryesorë. Investitorët e huaj vazhdojnë të shprehin shqetësime për sundimin e ligjit, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA për klimën e..

botuar më 25-10-01 9.43.PD