Numri më i madh i të infektuarvenë Bullgari
330 janë rastet e reja të Covid-19 në vend të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit kundrejt 3 686 PCR teste. Me ta numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arriti 6 672 veta, prej të cilëve 3 181 janë aktiv. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për orën 00.00 më 10 korrik. Më shumë të infektuar ka në Sofje – 140, në Plovdiv – 42 dhe në Varnë – 21. Janë hospitalizuar 535 pacientë, 28 prej të cilëve janë në repartet intensive. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 veta dhe me ta numri i të vdekurve që nga fillimi i krizës shkoi më 262 veta. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 3 229.
Akad. Bogdan Petrunov: kufijtë midis vatrave të epidemisë nuk janë të qarta
Përhapja e koronavirusit në Bullgari tashmë është difuze. Për nga territori vendy ynë nuk është i madh dhe prandaj vatrat e ndryshme nuk kanë kufij të qartë - tha akademiku Bogdan Petrunov, drejtor i degës sëshkencave mjekësore në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ai shtoi se “sa më shumë teste do të bëhen aq më shumë mostra pozitivë do të ketë. Nuk mund të flitet për rritje të madhe të të sëmurëve në se nuk krahasohet me numrin e të testuarve”, shtoi akademik Petrunov, duke shpjeguar se të dhënat nuk prezantohen në mënyrën sa më të mirë dhe të bindëse për shoqërinë.
Prof. Kostov: Hapja e stadiumeve për public ishte gabim
“Për shkak të kompromisit, që ishte bërë me tifozët, tani do të vuajnë artistët dhe njerëzit, të cilët disa muaj qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të realizojnë frytin e punës së vet”, tha në intervistë për BNR plumologu prof. Kosta Kostov. Sipas tij ditët e fundit raporti i të infektuarve dhe numrit të përbashkët të testeve ka qenë midis 5% dhe 6%, kurse sot ai është 8,96%. “Tashmë kemi një valë më të madhe, ky proces pritej dhe nuk duhet të sjellë panik”, tha Kostovi.
Kryeministri kërkon diskutim publik për masat kundër Covid-19
Kryeministri Bojko Borisov u bëri thirrje mjekëve që të organizojnë një debat publik për masat që duhet të shpallen për luftimin e koronavirusit pas rritjes së numrit të infektuarve. “Në se nuk organizohet një diskutim të tillë publik, përsëri do të lehtësojmë masat” , tha kryeministri. Për protestën e djeshme në Sofje në përkrahje të presidentit dhe të këshilltarëve presidencial që u arrestuan, kryeministri tha se ajo do të ndihmojë shtimin e të infektuarve. “Para neve qëndrojnë vite të rënda, sepse në BE akoma nuk është arritur marrëveshje për ndarjen e mjeteve për përballimin e pandemisë. Çdo shtet përpiqet të zgjidhë problemet e veta të berndshme dhe prandaj edhe ne nevojitemi konsensus absolut pa marrë parasysh se kush e qeveris vendin, tha zotoi Borisov.
Hotelet dhe restorante që respektojnë masat kundër COVID-19 do të pajisen me shenjë sigurie
Një shenjë speciale do t’u jepen vendeve për akomodim dhe ushqim, të cilat respektojnë të gjitha masat kundër epidemisë, bëri të ditur Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova në një takim me përfaqësues të sektorit turistik në qytetin detar Pomorie. Sipas fjalëve të saj shenja e posaçme e Ministrisë së Turizmit do të jepet pa taksa apo kërkesa të tjera dhe do të tregojë se siguria e turistëve është e garantuar.
Në Greqi do të hyjnë vetëm udhëtarë me rezultat negativ prej testit për koronavirus
Që nga 14 korriku të gjithë shtetasit, të cilët hyjnë në territorin e Greqisë përmes PKK “Kullata – Promahon” duhet të prezantojnë test negativ për Covid-19, informuan nga MPJ-ja. Testimi duhet të jetë kryer jo më herët se 72 orë para mbërritjes në pikëkalim. Nuk ka informacion për masa suplementare për qytetarët, të cilët hyjnë në Greqi përmes pikëkalimeve të aeroporte dhe porte. Autoritetet greke informuan për 29 raste të reja të turistëve nga Bullgaria dhe Rumania të infektuar me koronavirus, të cilët janë konfirmuar gjatë testimeve të bëra në kufi.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Lideri i “DPS – Fillim i Ri”, Deljan Peevski, i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Mjedisin dhe Ujin, me qëllim hartimin dhe miratimin e një vendimi nga..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në..
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Rilës. Në prag të festës, ai u përul para lipsaneve të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe..
"Rreth një e katërta e ekonomisë bullgare – afërsisht 23–24% – është në sektorin informal. Nga ana tjetër, mungojnë para për pensione, për të rinjtë, për..
Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen...
Mbi 260 000 njerëz në vend janë tashmë nën racionim të ujit. Kriza e ujit ka përfshirë 16 qytete dhe 283 fshatra. Situata është më e rëndë në zonat..