Mijëra protestues kërkuan dje dorëheqjet e Kryeministit Bojko Borisov dhe të Prokurorit të Prëgjithshëm Ivan Geshev.
Para godinës së Këshillit të Ministrave u zhvilluan dy protesta – njëri në përkrahje të institucionit presidencial, i cili pak më vonë u kthye në miting kundër qeverisë, dhe tjetri – i organizuar nga partia në pushtet GERB në përkrahje të qeverisë.
Gjatë demonstratës kundër kabinetit që vazhdoi deri në mesnatë tensioni eskaloi për shkak të provokacioneve ndaj policisë nga ana e protestuesve. Ishin plagosur tri policë, kurse mes 10 dhe 20 vetash janë arrestuar. Ndoshta sot të ndaluarit do të bëhen më shumë, sepse nga Drejtoria e Kryeqytetit e Punëve të Brendshme thanë për BNR se do të kontrollojnë incizimet nga kamerat në rajon për të identifikuar “provokatorët më aktivë kundër MPB-së”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..