Nga qyteti Pleven (Bullgari Veriore) nis marshimi turistik kombëtar “Në hapat e Apostullit”. Për vitin e 26-të me radhë turistët nga e gjithë vendi do të ecin nëpër hapat e revolucionarit Vasill Levski, i cili ia kushtoi jetën e vet lirisë së Bullgarisë.
Turistët, të cilët do të nisin nga vende të ndryshme të Bullgarisë, do të takohen në qytetin e lindjes së Apostullit, Karllovo, për të shënuar përvjetorin e ditëlindjes së bullgarit të madh, 18 korrik.
Insiciativa organizohet çdo vit me idenë e Vasill Kopçevit, i cili sot është ndër pjesëmarrësit më të moshuar në të.
Marshimi do të fillojë zyrtarisht më 14 qershor me vendosjen e luleve para monumentit të Vasill Levskit në qendrën e Plevenit.
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..