Qytetarët, të cilët dëshirojnë të hyjnë në Greqi, duhet të shtyjnë udhëtimin e tyre, sepse formulari elektronik për hyrje në vend përmes pikëkalimit “Kullata - Promahon” nuk do të punojë deri më 14 korrik.
Ata që tashmë kanë plotësuar formularët e tyre mund të kalojnë, por ata që nuk e kanë bërë këtë duhet të presin deri më 14 korrik. Rregullat e reja hyjnë në fuqi në orën 06.00 më 15 korrik, jo siç ishte informacioni i deritanishëm, më 14 korrik.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme kujtojnë se qytetarët, të cilët udhëtojnë për në Greqi përmes PKK-së “Kullata - Promahon” për arsye të parëndësishme janë detyruar të prezantojnë rezultat negativ prej testimit PCR, të kryer brenda 72 orëve të fundit.
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..