Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë para Kuvendit Popullor të martën, kur partia e saj do të parashtrojë mocion mosbesimi me temë “Korrupsion”. Partia opozitare do të përpiqet të rrëzojë qeverinë e Bojko Borisovit, kundër së cilës po zhvillohen protesta, por në mënyrë parlamentare.
“Nga GERB-i përpiqen të bindin njerëzit se ndër protestuesit ka provokatorë. Nuk ka të tillë. GERB-i “theu” shtetin dhe çdo një ditë, në të cilën qeveria e tij mbetet në pushtet është fatale për Bullgarinë”, komentoi ajo.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..