Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë thotë zëri i protestës dhe a do të dëgjohet?

Foto: EPA/BGNES

Protesta,përplasje, pakënaqësi civile, brifingje të jashtëzakonshme dhe fjalime, thirrje për dorëheqje, akuza politike dhe sqarime - e gjithë kjo është një pjesë nga rendi i ditës i bullgarëve tanimë prej disa ditëve. Protestat madje zhvendosën nga vendi kryesor në buletinin e lajmeve informacionin për Covid-19, me të cilat disa muaj me radhë shtriheshim dhe ngriheshim, të shqetësuar për shëndetin dhe për jetën tonë. Nga të gjitha gjërat duket  se zëri i protestës do të vazhdojë të “oshtijë” si në emisionet e lajmeve, ashtu dhe në kokë, por dhe në veprimet e politikanëve bullgarë.

“Protestat do të vazhdojnë sepse është grumbulluar një energji e fortë shoqërore”, komentoi para Radios Kombëtare Bullgare politologu Petër Çollakov.

“Që të mund të ulet të paktën një pjesë nga tensioni shoqëror, duhet të ketë dorëheqje, por ato nuk duhet të jenë vetëm të shefave në polici, në Shërbimin e Sigurisë Kombëtare e kështu me radhë, por të njerëzve nga katet e larta të pushtetit, për shembull - Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev. Sipas shumicës së protestuesve  ai nuk vepron në përputhje me detyrimet e tij dhe nuk është i paanshëm, madje përkundrazi, vepron me motiv politik.”

Profesori Evgjenij Dajnov nga Universiteti i Ri Bullgar mendon se, “revolta është e argumentuar politikisht dhe rrugëdalja nga kjo gjendje quhet “zgjedhje”.

“I gjithë pushteti po rrëzohet si një kullë prej rëre. Ajo po shpërbëhet sepse nuk ka një mbështetje tek qytetarët. Bullgarët janë një popull shumë i duruar, por dhe njëkohësit një popull shumë i shkolluar politikisht, i cili duron, duron, i vjen deri sa nuk mban më dhe shpërthen. Dhe ne e shikojmë këtë në çdo tre, katër, pesë vjet. Në këtë moment, popullit i ka ardhur jo deri në fyt, por dhe më tepër. Por rrugëdalja, të cilën e imponon populli bullgar është politike. Sepse kjo nuk është një trazirë, gjatë së cilës thyhen vitrinat e dyqaneve, shtyhen statujat ose ndizen makina. Kjo është një trazirë politikisht e argumentuar dhe rrugëdalja janë zgjedhjet”.

Kundrejt kërkesës për dorëheqjen e qeverisë qëndron një amalgamë prej interesave të ndryshme, jo vetëm politike, por dhe të biznes subjekteve, pohon docenti Stojço Stojçev, politolog dhe pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ai mendon se në këtë moment  po krijohet ndjenja e krizës, pa pasur realisht një krizë të tillë.

Problemi me korrupsionin, me transparencën e qeverisjes është i vjetër. Prej 30 vjetëve po flitet për të. Prej 30 vjetëve po luftojmë me mafien dhe nuk ka nevojë që pikërisht tani, në këtë moment, të zgjidhet po ky problem. Aq më tepër se nuk ka një alternativë të formuar qartë. Po të ketë një subjekt të qartë, i cili të thotë se në qoftë se zhvillohen zgjedhje para afatit, do t’i fitojë dhe ai do të bëjë këtë e atë. Por një të tillë nuk ka. Çështja është konceptuare dhe prek rolin e protestës në një shtet demokratik. Kur ne mësohemi të rrëzojmë qeveritë me protesta nga rruga, kjo e bën më të lehtë për ne si qytetarë. Sepse na jep një ndjenjë false se gjërat janë rregulluese. Thënë në mënyrë popullorçe, çfarëdo qoftë ”gomari” që të zgjedhim, pas kësaj  mund të bëjmë protestë  dhe ta rrëzojmë. Por, të emërojmë qeveri dhe kabinete nga rruga, kjo nuk është demokraci, ky është një lloj tjetër drejtimi”.

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD