Në sfondin e protestave të zhvilluara “për” dhe “kundra” qeverisë, sikurse në një plan të pasmë mbeti tema e rëndësishme për pranimin e Bullgarisë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit ERMII dhe në bashkimin bankar, si një hap drejt hyrjes në eurozonë. Nga ana tjetër, padyshim ky akt është një arritje për Bullgarinë në rrugën e saj drejt ekonomive të zhvilluara evropiane dhe kurorëzon me sukses përpjekjet e disa qeverive bullgare në këtë drejtim.
Gjatë shpalljes së lajmit nga Banka Qendrore Evropiane vunë në dukje se, hyrja e levës në të ashtuquajturën “dhomë pritjeje” është e shoqëruar me angazhimin nga ana e autoriteteve bullgare të ruajnë stabilitetin ekonomik dhe financiar, duke arritur një afrim të qëndrueshëm me ekonominë e eurozonës. Banka Qendrore Evropiane përcaktoi një normë bazë për konvertimin e monedhës sonë kombëtare në euro nga 1,95583 leva për 1 euro, duke u ruajtur Bordi Valutor, i cili vepron që nga viti 1997.
Përse qenë të gjitha këto përpjekje që Bullgaria të hyjë në ERM II?
Siç dihet, përmes Mekanizmit Valutor të krijuar më 1 janar 1999, ERM II, garantohet se luhatjet në kursin e këmbimit të euros kundrejt valutave të tjera të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do të shkelin stabilitetin ekonomik në kuadrin e tregut unik. Detyra e tij është të ndihmojë vendet jashtë eurozonës të përgatiten për pjesëmarrjen e vet të plotëvlefshme në të.
Me ERM II kursi qendror i valutës i një shteti jashtë eurozonës fiksohet kundrejt euros, kurse luhatjet në këtë kurs mund të jenë brenda kufijve të përcaktuar rreptësishtë. Për Bullgarinë ato janë plus/minus 15%. Në qoftë se shteti ynë mundet ta respektojë këtë kërkesë për të paktën 2 vjet, ajo mund të bëhet një pjesë e plotëvlefshme nga eurozona.
Nga ana tjetër, me gjithë krizën e borxhit nga viti 2008 dhe prognozat për një shpërbërje të Bashkimit Evropian dhe të valutës së tij, euroja po vazhdon të jetë në vend të dytë si një valutë globale rezervë pas dollarit. Prandaj dhe mbi aderimin ndaj eurozonës në Evropën Lindore shikohet si mbi një mjet për stimulimin e investimeve dhe rritjen e mirëqenies, kurse në pjesën më të madhe të rasteve dhe si “shkëputje” përfundimtare me të kaluarën komuniste.
“Po na pret një e ardhme e re dhe një cilësi e re e jetesës”. Në këtë mënyrë docenti Grigorij Vazov - anëtar i Këshillit Fiskal të Bullgarisë dhe drejtor i Shkollës së Lartë të Sigurimeve, komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare pranimin e Bullgarisë në Mekanizmin Valutor ERM II:
“Perspektiva jonë është në disa drejtime bazë ekonomike. Si fillim, do të kemi stabilitet rrënjësisht të ndryshëm të çmimeve. Pasi të kalojmë përmes kërkesave të ERM II, që mund të zgjatë midis 3 dhe 4 vjet, do të kemi edhe një vit, gjatë të cilit mekanizmi për adaptimin e euros do të rregullohet teknikisht. Në këtë periudhë ne do të duhet të tregojmë një nivel të lartë të stabilitetit të çmimeve, me nivel të inflacionit jo më shumë se 1.5%. E mira për Bullgarinë është se, pavarësisht nga efekti i pandemisë nga Civid-19, prognozat evropiane tregojnë se si gjatë vitit 2020 ashtu edhe gjatë vitit 2021 ne do të jemi me një inflacion prej 1%. Kurse kjo për të cilën po flas, supozon një jetë të re, një cilësi të re të menaxhimit të shtetit, të sistemit financiar dhe të atij bankar. Efekti i dytë i rëndësishëm shpreh qëndrueshmërinë e financave publike - deficiti shtetëror nuk do të mund të tejkalojë 3% nga Produkti i Brendshëm Bruto, kurse borxhi shtetëror - 60% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Elementi i tretë është stabiliteti i kursit valutor, që garantohet nga Bordi Valutor i cili funksionon tek ne prej viteve dhe për shkak të së cilës ne jemi në pozita shumë të mira fillestare. Dhe më e rëndësishmja është stabiliteti i garantuar i politikës së normave të interesit të Bankës Kombëtare Bullgare, më në veçanti sa i përket normave të interesit për kreditë afatgjata, që do të thotë një perspektivë për biznesin.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..