Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në ERM II - çfarë vjen?

| rinovuar më 20-07-14 10.27.PD
Foto: Banka Qendrore Evropiane

Në sfondin e protestave të zhvilluara “për” dhe “kundra” qeverisë, sikurse në një plan të pasmë mbeti tema e rëndësishme për pranimin e Bullgarisë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit ERMII dhe në bashkimin bankar, si një hap drejt hyrjes në eurozonë. Nga ana tjetër, padyshim ky akt është një arritje për Bullgarinë në rrugën e saj drejt ekonomive të zhvilluara evropiane dhe kurorëzon me sukses përpjekjet e disa qeverive bullgare në këtë drejtim.

Gjatë shpalljes së lajmit nga Banka Qendrore Evropiane vunë në dukje  se, hyrja e levës në të ashtuquajturën “dhomë pritjeje” është e shoqëruar me angazhimin nga ana e autoriteteve bullgare të ruajnë  stabilitetin ekonomik dhe financiar, duke arritur një afrim të qëndrueshëm me ekonominë e eurozonës. Banka Qendrore Evropiane përcaktoi një normë bazë për konvertimin e monedhës sonë kombëtare në euro nga 1,95583 leva për 1 euro, duke u ruajtur Bordi Valutor, i cili vepron që nga viti 1997.

Përse qenë të gjitha këto përpjekje që Bullgaria të hyjë në ERM II?

Siç dihet, përmes Mekanizmit Valutor të krijuar më 1 janar 1999, ERM II, garantohet se luhatjet në kursin e këmbimit të euros kundrejt valutave të tjera të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do të shkelin stabilitetin ekonomik në kuadrin e tregut unik. Detyra e tij është të ndihmojë vendet jashtë eurozonës të përgatiten për pjesëmarrjen e vet të plotëvlefshme në të.  

Me ERM II kursi qendror i valutës i një shteti jashtë eurozonës fiksohet kundrejt euros, kurse luhatjet në këtë kurs mund të jenë brenda kufijve të përcaktuar rreptësishtë. Për Bullgarinë ato janë plus/minus 15%. Në qoftë se shteti ynë mundet ta respektojë këtë kërkesë për të paktën 2 vjet, ajo mund të bëhet një pjesë e plotëvlefshme nga  eurozona.  

Nga ana tjetër, me gjithë krizën e borxhit nga viti 2008 dhe prognozat për një shpërbërje të Bashkimit Evropian dhe të valutës së tij, euroja po vazhdon të jetë në vend të dytë si një valutë globale rezervë pas dollarit. Prandaj dhe mbi aderimin ndaj eurozonës në Evropën Lindore shikohet si mbi një mjet për stimulimin e investimeve dhe rritjen  e mirëqenies, kurse në pjesën më të madhe të rasteve dhe si “shkëputje” përfundimtare me të kaluarën komuniste.

“Po na pret një e ardhme e re dhe një cilësi e re e jetesës”. Në këtë mënyrë docenti Grigorij  Vazov - anëtar i Këshillit Fiskal të Bullgarisë dhe drejtor i Shkollës së Lartë të Sigurimeve, komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare pranimin e Bullgarisë në Mekanizmin Valutor ERM II:

“Perspektiva jonë është në disa drejtime bazë ekonomike. Si fillim, do të kemi stabilitet rrënjësisht të ndryshëm të çmimeve. Pasi të kalojmë përmes kërkesave të ERM II, që mund të zgjatë midis 3 dhe 4 vjet, do të kemi edhe një vit, gjatë të cilit  mekanizmi për adaptimin e euros do të rregullohet teknikisht. Në këtë periudhë ne do të duhet të tregojmë  një nivel të lartë të stabilitetit të çmimeve, me nivel të inflacionit jo më shumë se 1.5%. E mira për Bullgarinë është se, pavarësisht nga efekti i pandemisë nga Civid-19, prognozat evropiane tregojnë se si gjatë vitit 2020 ashtu edhe gjatë vitit 2021 ne do të jemi me një inflacion prej 1%. Kurse kjo për të cilën po flas, supozon një jetë të re, një cilësi të re të menaxhimit të shtetit, të sistemit financiar dhe të atij bankar. Efekti i dytë i rëndësishëm shpreh qëndrueshmërinë e financave publike - deficiti shtetëror nuk do të mund të tejkalojë 3% nga Produkti i Brendshëm Bruto, kurse borxhi shtetëror - 60% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Elementi i tretë është stabiliteti i kursit valutor, që garantohet nga Bordi Valutor i cili funksionon tek ne prej viteve  dhe për shkak të së cilës ne jemi në pozita shumë të mira fillestare. Dhe më e rëndësishmja është stabiliteti i garantuar i politikës së normave të interesit të Bankës Kombëtare Bullgare, më në veçanti sa i përket normave të interesit për kreditë afatgjata, që do të thotë një perspektivë për biznesin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD