Dita e pestë e protestave në Sofje filloi me grumbullimin e të pakënaqurve para presidencës. Ata kërkojnë dorëheqjet e kryeprokurorit dhe qeverisë, thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe ndryshime kushtetuese. Drejtohen thirrje për grevë të përgjithshme dhe mosbindje civile. Në protestë para Ministrisë së Brendshme pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm Mlladen Marinov. Para Televizionit Kombëtar Bullgar të pakënaqur kërkuan dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm për shkak të pasqyrimit jo të drejtë të dhunës policore. Protesta bllokoi qendrën e Sofjes. Proteste kishte edhe në qytete të tjera të vendit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..