Afaristët e akuzuar Vasill Bozhkov dhe Cvetan Vasilev, të cilët gjenden jashtë shtetit, janë në kontakt me politikanë “të ndershëm” dhe “gazetarë” të lirë, që ta sabotojnë punën e sistemit të drejtësisë të Bullgarisë. Këtë e shpalli në një briefng Sijka Mileva - zëdhënëse e Kryeprokurorit të Bullgarisë Ivan Geshev, dhe shtoi: “Jemi dëshmitarë se si ata bëjnë përpjekje, që të asgjësojnë pavarësinë e organeve hetuese, duke provuar për ta ruajtur të vjedhurin nga populli.”
Pak më vonë prokuroria publikoi incizime të bëra me mjete të posaçme hetuese të bisedimeve të Vasill Bozkovit, i cili fshihet në Dubai, me një gazetar dhe një politikan, sipas të cilëve prapa protestave rri pikërisht Bozhkovi.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..