Komisioni Evropian bëri të ditur se ka miratuar dy masa të propozuara nga Bullgaria në ndihmë të punësimit në kushtet e epidemisë së Covid-19.
Masa e parë zgjat dhe rinovon skemën për përkrahje të pagave “60/40”. Masa zgjatet deri në fund të vitit edhe për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi. Po ruhet buxheti i miratuar paraprakisht prej 750 mln eurosh për masën “60/40”.
Masa e dytë me buxhet prej 20 mln eurosh është për ndihmat mujore prej 150 eurosh për të emëruarit në sferat e transportit, turizmit, hotelerisë dhe të shërbimeve të restoranteve, të cilët i paguajnë vetë kontributet e sigurimeve shoqërore.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..