Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari përkrah kërkesat e protestuesve. Në një deklaratë theksohet se në thelbin e pakënaqësisë janë probleme të grumbullua gjatë viteve të cilët u ashpërsuan për shkak të krizës Covid-19. “Privatizimi i padrejtë në vitet e tranzicionit i dha përparësi një elite njerëzish dhe e dënoi shumicën në mjerim. Të ardhurat në Bullgari mbeten më të ulëtat në mbarë BE-në. Bullgarët dëshirojnë jetë të denjë dhe të ardhme të sigurta në atdheun e tyre, jo jashtë shtetit”, theksohet në pozitën e sindikatave. Krahas kësaj vihet në dukje, se shpopullimi i regjioneve të tëra të vendit dhe migracioni drejt qyteteve të mëdha bëhet shkak për pabarazitë territoriale dhe për probleme të reja sociale, ekologjike dhe ekonomike.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..