Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rryma Ballkanike” është një projekt bullgar dhe do të vazhdojë të ndërtohet

Foto: BTA

Mungesa e stabilitetit politik dhe sanksionet e SHBA-së ndikojnë mbi projektet rrjedhëse për gazsjellëset, tha para BNR-së Kirill Temellkov, ish-drejtor ekzekutiv i “Bulgratransgaz”. Mirëpo, projektet energjetike janë afatgjata. Prandaj Temellkov është i mendimit se ka pak të ngjarë që qeveria e ardhshme e Bullgarisë të vendosë që projekti “Rryma Ballkanike” të mos realizohet.

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev komentoi se nuk pret që sanksioni i shpallur nga SHBA-ja ndaj projektit rus “Rryma Turke” të ndikojë mbi tubacionin bullgar “Rryma Ballkanike”. Ky projekt duhet shqyrtuar si zgjerim i sistemit gazsjellës të Bullgarisë nga shoqëria shtetërore “Bulgartransgaz”, tha Zëvendëskryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të reja lokale, por situata po kthehet gradualisht në normalitet

Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..

botuar më 25-10-08 9.42.PD