“Skate modern” nga viti 2014, “I humbur në Karanca” nga viti 2019 dhe “Derisa të mos arrijmë Lindjen” nga viti 2018, janë pjesë nga titujt e filmave të cilët do t’i detyrojnë shikuesit “të harrojnë” për gravitacionin tokësor gjatë kohës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmave “Burgas 2020”. Fillimi i edicionit të pastë të radhës të festivalit është më 18 korrik ditën e shtunë nga ora 21.15 me hyrje të lirë në skenën e hapur “Kërmilli”. Filmat për skate kulturën do t’i prezantojë miku ynë i posaçëm Deni Allkaniz - organizator i “TOUS COURTS” - një nga forumet më prestigjioze për një film të shkurtër në Francë.
Skate kultura në qytetin Burgas është pjesë e pandarë nga fryma dhe shpirti i qytetit akoma që në fillim të viteve 90, kur përpara ish godinës së Universitetit të Lirë të Burgasit filluan takimet e para të tifozëve skate, kurse prania e tyre nuk pushon duke u ndier dhe sot. Në anonsën paraprake organizatorët e festivalit venë në dukje se skateboarding është para së gjithësh një kulturë e frymës dhe e shpirtit të lirë, kurse një interes ndaj tij tregojnë jo vetëm “adhuruesit e dërrasës”, por dhe kalimtarët e zakonshëm, të tërhequr dhe të mahnitur nga “magjia e lëvizjeve të tyre”.
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..