Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania prognozon rritje të porsa infektuarve me koronavirusin gjatë muajit gusht

Foto: AP/BTA

Numri i të infektuarve me Covid-19 mund të arrijë 1200-1600 në ditë, vihet në dukje në prognozën e Komisionit Tekniko-Shkencor pranë Komitetit Kombëtar për Situata Emergjente të Rumanisë, të bërë pas një analize të faktorëve rrezikues. Me kontribut më të madh në analizë është faktori mbledhja e njerëzve në zonat turistike. Me skenarin e errët të prognozuar, qeveria rumune justifikon zgjatjen e gjendjes alarmuese në vend deri më 15 gusht. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 777 raste të reja të koronavirusit, me të cilën numri i përgjithshëm i të infektuarve i tejkalon 35 000 veta.


Koalicion në krye me Zoran Zaevin i fitoi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Foto: EPA/BGNES

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme të zhvilluara në kushtet e pandemisë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut zgjatën 3 ditë - që nga dita e hënë deri ditën e mërkurë, për shkak të masave kundra epidemike. Fitues në garë është koalicioni  “Mozhem”, në krye me socialdemokratët me orientim pro evropian të ish kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Ata janë me një avantazh minimal përpara partisë opozitare VMRO-DPMNE. Koalicioni “Mozhem” do të ketë 46 deputetë, por pa shumicë në parlamentin 120 vendesh dhe mbase do të kërkojë aleat. VMRO-DPMNE me lider Hristian Mickoski do të ketë 44 vende. Partia “Bashkim Demokratik për Integrim”  e shqiptarit etnik Ali Ahmeti është e treta me 15 mandate. Analizatorët presin bisedime të rënda  për formimin e shumicës parlamentare.


4 vjet nga orvatja për grusht shteti në Turqi

Foto: EPA/BGNES

Përvjetori nga prova për grusht shteti nga data 15 korrik 2016 në Turqinë fqinje - ngjarja më e rëndësishme në historinë moderne turke, u shënua në Stamboll dhe në qytete të tjera turke. Masat e rrepta të ndërmarra nga autoritetet kundra opozitës pas provës për grusht shteti çuan deri në një keqësim serioz të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Sistemi i drejtimit të vendit u zëvendësua me referendum gjatë pranverës së vitit 2017 dhe kreut të shtetit iu dhanë kompetenca më të mëdha. Dita zyrtarisht  quhet Dita e Demokracisë  dhe e Unitetit Kombëtar. Më 15 korrik  presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vendosi kurora përpara monumentit  të të vrarëve. Gjatë kohës së përleshjeve përpara 4 vjetëve, 250 veta gjetën vdekjen e vet, mbi 2200 qenë të plagosur. Sipas ministrit të punëve të brendshme Sjulejman Sojllu, pothuajse 283 000 veta kanë qenë të arrestuar gjatë operacioneve pas orvatjes për grusht shteti. 26 000 veta janë dënuar , kurse rreth 150 000 veta, për të cilët mendohet se kanë qenë të lidhur me rrjetin e Fetullah Gjulenit, kanë qenë të larguar nga shërbimi publik.  


Lideri kosovar Hashim Thaçi mohoi të ketë kryer krime ushtarake

Foto: AP/BTA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me radhë nga prokurorët në Dhomën e Specializuar Gjyqësore për Kosovën në Gjykatën e Specializuar Ndërkombëtare në Holandë, ku ai mohoi të ketë kryer krime gjatë kohës së luftës në periudhën 1998-1999. Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkë me ish kryetarin e parlamentit Kadri Veseli dhe të tjerë është i akuzuar në krime kundra njerëzimit dhe krime ushtarake, në këtë numër - për afro 100 vrasje, tortura, persekutime dhe shfarosje të dhunshme. Në luftën e Kosovës vdiqën mbi 10 000 veta, pjesa më e madhe nga të cilët shqiptarë etnik. 1641 veta  akoma po kërkohen. Një fund i vuri luftës ofensiva ajrore e NATO-s “Engjëlli mëshirues” kundra trupave serbe.


Kroacia po tërheq turistë pavarësisht nga pandemia

Foto: EPA/BGNES

Numri i turistëve në Kroaci gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik ka qenë në nivel 55% nga rezultatet e vjetshme, por gjithsesi i ka tejkaluar parashikimet. Shoqata Turistike Kroate  njoftoi , se gjatë kësaj periudhe në vend kanë qenë 950 000 turistë, të cilët kanë realizuar mbi 6,6 milionë fjetje. Rezultatet e mira shpjegohen me faktin se vendi ka tablon më të mirë epidemiologjike nëpër brigjet e Detit Adriatik dhe në Bashkimin Evropian. Që nga fillimi i vitit deri  në mesin e muajit korrik në Kroaci janë regjistruar  mbi 2,6 milionë turistë dhe 14,3 milionë fjetje. Më shumë miq të huaj ka pasur nga Gjermania, Sllovenia, Polonia, Austria dhe Hungaria. Aktualisht në Kroaci punojnë 786 hotele dhe 395 kampingje.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD