Rumania prognozon rritje të porsa infektuarve me koronavirusin gjatë muajit gusht
Numri i të infektuarve me Covid-19 mund të arrijë 1200-1600 në ditë, vihet në dukje në prognozën e Komisionit Tekniko-Shkencor pranë Komitetit Kombëtar për Situata Emergjente të Rumanisë, të bërë pas një analize të faktorëve rrezikues. Me kontribut më të madh në analizë është faktori mbledhja e njerëzve në zonat turistike. Me skenarin e errët të prognozuar, qeveria rumune justifikon zgjatjen e gjendjes alarmuese në vend deri më 15 gusht. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 777 raste të reja të koronavirusit, me të cilën numri i përgjithshëm i të infektuarve i tejkalon 35 000 veta.
Koalicion në krye me Zoran Zaevin i fitoi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Zgjedhjet parlamentare të parakohshme të zhvilluara në kushtet e pandemisë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut zgjatën 3 ditë - që nga dita e hënë deri ditën e mërkurë, për shkak të masave kundra epidemike. Fitues në garë është koalicioni “Mozhem”, në krye me socialdemokratët me orientim pro evropian të ish kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Ata janë me një avantazh minimal përpara partisë opozitare VMRO-DPMNE. Koalicioni “Mozhem” do të ketë 46 deputetë, por pa shumicë në parlamentin 120 vendesh dhe mbase do të kërkojë aleat. VMRO-DPMNE me lider Hristian Mickoski do të ketë 44 vende. Partia “Bashkim Demokratik për Integrim” e shqiptarit etnik Ali Ahmeti është e treta me 15 mandate. Analizatorët presin bisedime të rënda për formimin e shumicës parlamentare.
4 vjet nga orvatja për grusht shteti në Turqi
Përvjetori nga prova për grusht shteti nga data 15 korrik 2016 në Turqinë fqinje - ngjarja më e rëndësishme në historinë moderne turke, u shënua në Stamboll dhe në qytete të tjera turke. Masat e rrepta të ndërmarra nga autoritetet kundra opozitës pas provës për grusht shteti çuan deri në një keqësim serioz të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Sistemi i drejtimit të vendit u zëvendësua me referendum gjatë pranverës së vitit 2017 dhe kreut të shtetit iu dhanë kompetenca më të mëdha. Dita zyrtarisht quhet Dita e Demokracisë dhe e Unitetit Kombëtar. Më 15 korrik presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vendosi kurora përpara monumentit të të vrarëve. Gjatë kohës së përleshjeve përpara 4 vjetëve, 250 veta gjetën vdekjen e vet, mbi 2200 qenë të plagosur. Sipas ministrit të punëve të brendshme Sjulejman Sojllu, pothuajse 283 000 veta kanë qenë të arrestuar gjatë operacioneve pas orvatjes për grusht shteti. 26 000 veta janë dënuar , kurse rreth 150 000 veta, për të cilët mendohet se kanë qenë të lidhur me rrjetin e Fetullah Gjulenit, kanë qenë të larguar nga shërbimi publik.
Lideri kosovar Hashim Thaçi mohoi të ketë kryer krime ushtarake
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me radhë nga prokurorët në Dhomën e Specializuar Gjyqësore për Kosovën në Gjykatën e Specializuar Ndërkombëtare në Holandë, ku ai mohoi të ketë kryer krime gjatë kohës së luftës në periudhën 1998-1999. Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkë me ish kryetarin e parlamentit Kadri Veseli dhe të tjerë është i akuzuar në krime kundra njerëzimit dhe krime ushtarake, në këtë numër - për afro 100 vrasje, tortura, persekutime dhe shfarosje të dhunshme. Në luftën e Kosovës vdiqën mbi 10 000 veta, pjesa më e madhe nga të cilët shqiptarë etnik. 1641 veta akoma po kërkohen. Një fund i vuri luftës ofensiva ajrore e NATO-s “Engjëlli mëshirues” kundra trupave serbe.
Kroacia po tërheq turistë pavarësisht nga pandemia
Numri i turistëve në Kroaci gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik ka qenë në nivel 55% nga rezultatet e vjetshme, por gjithsesi i ka tejkaluar parashikimet. Shoqata Turistike Kroate njoftoi , se gjatë kësaj periudhe në vend kanë qenë 950 000 turistë, të cilët kanë realizuar mbi 6,6 milionë fjetje. Rezultatet e mira shpjegohen me faktin se vendi ka tablon më të mirë epidemiologjike nëpër brigjet e Detit Adriatik dhe në Bashkimin Evropian. Që nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit korrik në Kroaci janë regjistruar mbi 2,6 milionë turistë dhe 14,3 milionë fjetje. Më shumë miq të huaj ka pasur nga Gjermania, Sllovenia, Polonia, Austria dhe Hungaria. Aktualisht në Kroaci punojnë 786 hotele dhe 395 kampingje.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin..