Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Mbrojtjes do të japë dorëheqje në rast se nuk ia ka dalë mbanë detyrës

Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se do të japë dorëheqje në qoftë se komandantët, këshilli i koalicionit, ose Kryeministri janë të mendimit se ai nuk ia ka dalë mbanë detyrës së vet.

Bashkë me Presidentin Rumen Radev ai ishte i pranishëm në stërvitjen ushtarake-detare “Briz 2020”. Në Burgas Ministri Karakaçanov komentoi se ka të ngjarë që kabineti i ri i “remontuar” të jetë pa Kryeministrin Bojko Borisov. Mirëpo, kjo do të bëhet e qartë pas mocionit të mosbesimit.

Sa u përket protestave në vend Zëvendëskryeministri vuri në dukje se shoqëria duhet të jetë e qartë se çfarë e pret pas kësaj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD