Në debatet parlamentare rreth mocionit të mosbesimit ndaj pushtetarëve zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev tha, se qeveria do të mbetet përderisa do të jetë në gjendje të realizojë punë të dobishme. Ai pranoi se korrupsioni është një sëmundje kronike me të cilën jemi mësuar të jetojmë. Zëvendës kryeministri i drejtoi pyetje parlamentit se çfarë nuk mjafton që të zhduket korrupsioni në kusht se ligjet u kopjuan nga shtetet më të zhvilluara evropiane. Ai bëri thirrje që institucionet dhe ligjet të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë.
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..