Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa, ambasadori i Rumanisë Ion Galea dhe ambasadorja e Gjeorgjisë Tamara Liluashvili bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe shefin e mbrojtjes admirali Emill Evtimov vizituan elementin ushtarako-detar të koordinimit për Detin e Zi.
Ambasadorët u njohën me mundësitë dhe detyrat e elementit ushtarako-detar të koordinimit. Me vizitën e tyre ata shprehën edhe solidaritetin e vet ndaj përpjekjeve të Bullgarisë për krijimin e kësaj qendre detare të koordininimit, komentoi Karakaçanov.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Ministri bullgar deklaroi se projekti për gjuajtësit F-16 nuk do të vonohet për shkak të Covid-19. “Në një letër nga Pentagoni dhe nga firma zbatuese “Lockheed Martin” na siguruan se pandemia nuk i ka vonuar afatet për zbatimit të marrëveshjes”, tha Karakaçanov.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..