Pritet që në kuadrin e dy ditëve të dihen ndryshimet eventuale në kabinet dhe veprimet e ardhshme të pushtetarëve, tha para BNT-së zëvendëskryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov. U morëm vesh që të mos komentojmë çështjet që kanë të bëjnë me kuadrot derisa të mos mbarojë mocioni i mosbesimit dhe këshilli i koalicionit, shtoi ai.
Simeonov nuk përjashton asnjë variant për ndryshime në kabinet, përfshi këtu dhe një qeveri pa Bojko Borisovin si kryeministër.
Sa u përket protestave kundër qeverisë gjatë 12 ditëve të kaluara zëvendëskryetari i Kuvendit Popullor mendon se ato nuk e përfaqësojnë tërë shoqërinë bullgare. Sipas fjalëve të tij njerëzit që punojnë, prodhojnë dhe kanë biznes të vet nuk janë në këto protesta.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..