Kontrollime nën udhëheqjen e prokurorisë zbuluan shumë shkelje në ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve përgjatë bregdetit bullgar. Ndër shkeljet është edhe ndalimi i hyrjes së lirë të shtetasve në plazhin “Rosenec”, që gjendet nja 15 kilometra nga Burgasi. Ligji u shkel edhe me ndërtimin e portit dhe ndërtesës dykatëshe aty – pronë të kryetarit nderi të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ahmed Dogan. Ndër shkeljet e zbuluara është edhe ndërtimi i murit mbrojtës në rajonin e mbrojtur “Alepu” pranë qytetit Sozopoll, i cili nuk parashikohet në projektin e miratuar investues.
Nga prokuroria njoftuan, se kontrollimet vazhdojnë.
Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin dhe politikën e saj tatimore. Kjo u deklarua në Veliko Tërnovo nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në lidhje me përfundimet e misionit të fundit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë..
Bullgaria ka mundësinë të nxjerrë përfitimin maksimal nga anëtarësimi në eurozonë, por kjo kërkon disiplinë fiskale të forcuar, menaxhim efektiv të rreziqeve të tranzicionit dhe përshpejtim të reformave strukturore. Këto janë rekomandimet kryesore të..
Një delegacion parlamentar bullgar, i udhëhequr nga Zëvendëskryetarja e Asamblesë Kombëtare dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë Bullgari-Japoni, Raja Nazarjan, po viziton Japoninë me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit japonez Fukushiro..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..