Agjencia Kombëtare e të Ardhurave merr kontrollin e plotë mbi sektorin e lojërave të fatit, vendosën deputetët me ndryshimet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për Lojërat e Fatit, transmetoi BNR.
Pushtetarët hodhën poshtë idenë që Komisioni Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ kolektiv nën drejtimin direkt të qeverisë dhe vendosën që kontrolli të përqendrohet tek Agjencia e të Ardhurave. Po rritet kapitali fillestar për licencë të re të kazinove dhe të automatëve të lojërave të fatit, por nuk u rrit taksa e licencës. U refuzua propozimi që të ketë kazino vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe rajonet kufitare.
Protestuesit para Parlamentit kundër amendamenteve në ligj e pranuan vendimin përfundimtar duke thirrur “fitore”.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..