Me 105 vota “pro”, 12 “kundër” dhe zero “të abstenuar” Parlamenti përkrahu vendimin që mjetet për energji elektrike nga e ashtuquajtura “rezervë e ftohtë” t’i jepen në rast nevoje vetëm centralit termik elektrik “Marica Iztok – 2”, i cili është shoqëri shtetërore. Deri tani më shumë mjete për këtë merrnin centrali termik elektrik “Varna” – pronë e kryetarit të nderit të partisë së turqve etnikë bullgar Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), centrali termik elektrik “Bobovdoll” dhe centrali termik elektrik “Marica – 3”.
Reaksioni më i ashpër si rezultat i vendimit ishte i DPS-së. Deputeti i Lëvizjes Ramadan Altaj shpalli se ndoshta ministri tjetër i pushuar nga detyra në kabinet do të jetë ajo e energjetikës Temenuzka Petkova. Sipas Altajit me vendimin e sotëm shkelet parimi në energjetikë që nga viti 2003, sipas të cilit “rezerva e ftohtë” duhet të caktohet në ankand. Altaj shpalli se ndryshimet ligjore bëhen jo sipas parimit të rotacionit, por sipas parimit të urrejtjes partiake.
Valentin Nikollov nga GERB-i ra dakord se vendimi është politik.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..