Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti votoi ndryshimet në kabinetin “Borisov 3”

| rinovuar më 20-07-24 12.58.MD
Foto: BTA

Parlamenti pushoi nga detyra Ministrin e Financave Vlladisllav Goranov, Ministrin e Punëve të Brendshme Mlladen Marinov, Ministrin e Ekonomisë Emill Karanikollov, Ministrin e Shëndetësisë Kirill Ananiev, dhe Ministren e Turizmit Nikolina Angellkova. Në vend të tyre u zgjodhën Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Kirill Ananiev, i cili bëhet Ministër i Financave, kryekomisari Hristo Terziski, i cili u bekua si Ministër i Brendshëm, Llëçezar Borisov – Ministri i ri i Ekonomisë, prof. Kostadin Angellov, i cili mori postin e Ministrit të Shëndetësisë, dhe Zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova – Ministrja e re e Turizmit. Për ndryshimet votuan 116 deputetë. “Kundër” ishin 89, nuk kishte “të abstenuar”.

Atmosfera në sallën plenare ishte e tensionuar. Opozita nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) thërriste “dorëheqje” dhe shprehu pakënaqësinë e vet për mungesën e Kryeministrit Bojko Borisov, si dhe të ministrave të pushuar nga posti.

Qeveria është burim krizash. Vetë pushtetarët provokojnë mungesë stabiliteti. Ndërrohen ministra kur ka dyshime për korrupsion, që të shpëtohet korrupsioni, deklaroi në tribunën e Parlamentit Kornelija Ninova– kryetarja e BSP-së. Deputeti nga GERB Valentin Nikollov deklaroi se udhëheqësit e protestave antiqeveritare kërkojnë formimin e një qeveri teknike, e cila të ndalojë ndërtimin e centralit atomik “Belene” dhe të gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Grupi parlamentar i partisë në pushtet GERB përgatiti një deklaratë, ku deklaron se Presidenti Rumen Radev e prish demokracinë dhe se nëpërmjet shpërbërjes së Parlamentit dhe ndryshimeve në Kushtetutë do që të shpallë republikë presidenciale.

Në Veliko Tërnovo Presidenti Rumen Radev komentoi se ndryshimet në qeveri janë provë për fitim kohe. Kemi nevojë për një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme, e cila të mos të jetë në shërbim të rretheve të veçanta të biznesit, por të punojë në interes të të gjithë njerëzve, të zhvillojë reforma të dobishme, duke na afruar me Evropën. Zgjidhja është një, e nënvizoj përsëri – dorëheqja e qeverisë, e Kryeprokurorit dhe zgjedhje të parakohshme, shtoi Radev. Kreu i shtetit është në kryeqytetin e vjetër me rastin e dhënies së gradës së parë të oficerit kursantëve nga grupi i 142 i të diplomuarve “Dobruxhanski” pranë Universitetit Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD