Dje në mbrëmje tensioni i protestave u rrit para godinës së Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT). Protestuesit bllokuan godinën me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Emill Koshllukov dhe dy orë nuk lejuan që nga ajo të dalin kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova dhe liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, të cilat morën pjesë në programin televiziv “Panorama”.
Me përjashtim të këtij incidenti protesta në kryeqytet dhe në mbarë vendin kaloi qetë. Sot për të shtatëmbëdhjetën mbrëmje me radhë demonstruesit do të takohen para godinës së Këshillit të Ministrave me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..