Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtërit edhe një ekspozitë në të hapur, por me artin e shekullit të XX – grafitti”, tha pedagogu i tyre Evgeni Serafimov.
Urban-projekti i ri parashikon krijimin e një pikture të madhe në mur të stilit të artistit me famë botërore Banksy, si kompliment ndaj krijimtarisë së tij. “Mendojmë se ky është një fillim i ri për Kjustendilin dhe kemi shumë ide në këtë drejtim”, shtoi pedagogu.Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..