Kaluam kufirin psikologjik prej 10 mijë të infektuarve me koronavirus
270 raste të reja të Covid-19 janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 5963 teste të bëra, sipas Portalit Unik Informativ. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në fillim të epidemisë bëhet 10 123 veta. Më shumë raste ka përsëri në Sofje – 55. Pas saj janë Plovidi – 39 veta, dhe Bllagoevgradi – 26. Të shëruarit janë 221 veta, të vdekurit – 8 veta, ndërsa rastet aktive mbeten 4534.
16 veta meCovid-19 në azilin “Vëzrazhdane” në Ruse
12 prej të infektuarve nga azili janë vendosur në spitalin universitar “Kanev”, bëri të ditur BNT. Priten akoma rezultate nga testet e bëra PCR dhe në të njëjtën kohë janë ndërmarrë masa suplementare kundërepidemike.
Skuadra e futbollit për të rinj në Jamboll është infektuar me koronavirus
Dhjetë futbollistë nga skuadra kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Është infektuar gjithashtu trajneri i tyre 36 vjeçar, si dhe dy veta që kanë kontaktuar me sportistët. Infeksioni u përhap në skuadre pasi futbollistët ishin në një turne në Stara Zagora.
Greqia kërkon PCR test negativ për qytetarët që mbërrijnë me avion nga Bullgaria
Masa kufizuese do të hyjë në fuqi më 28 korrik, kur autoritetet kufitare greke do të kërkojnë PCR test negativ për koronavirus, të bërë deri në 72 orë para hyrjes në vend, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Cerifikata duhet të jetë në anglisht dhe të përmbajë tre emrat dhe numrin e pasaportës (kartës së identiteti) të pasagjerit. Testet do të njihen në qoftë se janë bërë në laboratorë kombëtarë, ose privatë, të akredituar nga organet shtetërore. Më 28 dhe 29 korrik pasagjerët të cilët nuk kanë test për Covid-19 do të testohen nga autoritetet greke gjatë mbërritjes së tyre në Greqi. Mbetet në fuqi kërkesa për formular të plotësuar elektronik për lokalizimin e pasagjerëve (PLF), kod QR, minimum 24 orë para mbërritjes.
Italia vendosi karantinë përtë gjithë që mbërrijnë ngaBullgariaQë nga sot hyn në fuqi karantina dyjavore për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga Bullgaria, si dhe për ata, të cilët kanë kaluar transit përmes territorit tonë. Masa aplikohet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, të regjistruar kohët e fundit te ne. Në Itali punojnë rreth 60 000 bullgarë. Shumë prej tyre kujdesen për njerëz të moshuar, ose merren me veprimtari bujqësore.
Mosrespektimi i masave të sigurisë çoi në rritje të të infektuarve
Sipas dr. Gergana Nikollovës – mjeke dhe anëtare e Bashkimit të Mjekëve Bullgarë komentoi para televizionit se rritja e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit i detyrohet pikërisht faktit se nuk mbajmë distancë mes nesh dhe nuk mbajmë maska në ambiente të mbyllura. Ajo bëri thirrje për respektimin e rregullave suplementare të sigurisë dhe shtoi: “Njeriu mund të infektohet në shumë vende, por ka pak të ngjarë që kjo të ndodh duke pushuar në plazh”. Sipas saj problemi i madh në betejën e koronavirusit është mungesa e kuadrove. “Nuk ka vullnetar, i cili të mund t’i zëvendësojë mjekët dhe infermieret” – është kategorike dr. Gergana Nikollova.
Ministrja e re e Turizmit: Masa në ndihmë të fluturimeve charter të jetë e vlefshme deri në 2022-ën
Në një takim me drejtoritë e vendpushimeve “Albena”, “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, të Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe SPA Turizmit Ministrja e re e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua me realizimin e masës në ndihmë të fluturimeve charter, bëri të ditur qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit. Ajo nënvizoi se masa duhet të jetë e vlefshme përveç kësaj vere dhe gjatë stinëve 2021 dhe 2022. Marijana Nikollova u drejtoi thirrje bullgarëve për të zgjedhur vendpushimet bullgare bregdetare, sepse ato ofrojnë hotele të mira dhe të sigurta dhe plazhe të shkëlqyera. Përveç kësaj në këtë mënyrë do ta ndihmojnë sektorin më të prekur nga koronavirusi.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Grupi luftarak shumëkombësh i NATO-s zmbrapsi një sulm të improvizuar ndaj Bullgarisë. Stërvitja e Grupit me shtetin kornizë Italinë në poligonin në Novo Sello trajnon gatishmërinë e Grupit për t'u bërë brigadë dhe, nëse është e nevojshme, për të..
Gjatë kontrolleve në 18 shtete, janë sekuestruar kartëmonedha me vlerë totale mbi 14 milionë euro, raporton BTA, duke iu referuar Europolit. Shumica e tyre kanë prerje 50 dhe 20 euro dhe janë butafore nga të ashtuquajturat “para filmi”. Ato në fakt nuk..
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski ka zhvilluar një “bisedë telefonike të sinqertë dhe miqësore” me kryetarin e GERB-it Bojko Borisov, të cilit i ka uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Bullgari. “Gjatë bisedës shpreha..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të..
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për..