“Arritja e marrëveshjes për krijimin e fondit për rimëkëmbjen e Evropës është një sukses për tërë Bashkimin Evropian, por buxheti për ne nuk është i garantuar dhe gjithçka është në duart tona” – deklaroi para BNR-së Ilijana Canova, zëvendës drejtuese e Fondit të Investimeve të BE-së, me rastin e financimit të ardhshëm të vendit tonë me vlerë 29 mlrd euro.
Sipas saj Bullgaria ka marrë shans për ta transformuar ekonominë e vet dhe nga ajo varet nëse do të mund të përfitojë nga kjo mundësi apo jo. Mirëpo, ajo nënvizoi se që prej kohe nuk disponojmë program dhe strategji ekonomike. “Në qoftë se nuk përfitojmë nga mundësia e dhënë kjo do të jetë në dëm të shoqërisë”, shtoi ekonomistja. Për mendimin e saj “ne po lavdërohemi me më shumë para, sepse po përparojmë ngadalë.”Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..