Një studim i ri shkencor pohon se shumica e bullgarëve janë hasur me një virus të ngjashëm të Covid-19 para 12 vitesh. “Për këtë shkak njerëzit në vend kanë krijuar njëfarë imuniteti dhe deri diku jemi mbrojtur nga ky infeksion”, tha pulmologu dr. Aleksandër Simidçiev në eterin e televizionit NOVA.
Virusi "CoV-2008 / Bulgaria", është zbuluar në vend në vitin 2008, kur është izoluar në lakuriq nate. Ndoshta ky është shkaku që përmasa e përhapjes së sëmundjes të mos jetë kaq e madhe, tha dr. Simidçiev. Është fakt se ky virus ka qenë në Bullgari dhe sipas llogaritjeve rreth 50% e popullsisë ka imunitet ndaj viruseve të këtij lloji. Sipas ekspertit shumë prej këtyre njerëzve janë nga popullsia më e moshuar.Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet shtegtuese të egra. Sipas rregullave të përcaktuara, gjuetia kryhet vetëm gjatë ditës – një orë para lindjes..
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i operacionit është krijimi i kushteve dhe stimujve për vendosjen e përhershme në Bullgari të bullgarëve që..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të..
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit...