Në Athinë Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shprehu përkrahje për Greqinë dhe Qipron dhe ripohoi pozitën e Sofjes se duhet të respektohen të drejtat sovrane të të gjitha shteteve në BE në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ajo shprehu shpresë për uljen e tensionit mes Turqisë dje Greqisë dhe bëri thirrje për zgjidhjen e problemeve në mënyrë miqësore si fqinj të mirë dhe jo me veprime të njëanshme.
Bashkë me homologun e saj Nikos Dendias Zaharieva shprehu keqardhje të madhe për ndërrimin e statusit të tempullit “Shën Sofja” në Stamboll.
Bullgaria ka kërkuar që Greqia të hapë më shumë pikëkalime me Bullgarinë, si dhe të mbarojë sa më shpejt PKK “Rudozem-Ksanthi”, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.Mbështetja e bullgarëve për Eurozonën u rrit me 9 pikë në 46 për qind, sipas anketës së vjeshtës të “Eurobarometri”, të kryer nga 11 tetori deri më 1 nëntor. Por vendi mbetet i ndarë për këtë temë, sepse 46 për qind janë kundër vënies në qarkullim të..
Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA. Këshilli miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, të përfshira në paketën e 15-të të sanksioneve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së..
Negociatat për formimin e qeverisë mes GERB-it dhe forcave parlamentare të ftuara nga partia do të zhvillohen ndërmjet 16 dhe 20 dhjetorit. Bisedimet..
Në çdo rast, ne po flasim për një eko-katastrofë. Pyetja është nëse do të jetë vendas, rajonal apo ndërkombëtar, komentoi për BNR ish-ministri i ekologjisë..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..