Për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje me radhë në Sofje dhe në disa qytete të mëdha të vendit ka protesta antiqeveritare. Një grup të rinjsh nga Pleveni, të cilët kanë ardhur për protestën e së dielës në kryeqytet, thanë para BNR-së se masat sociale dhe ekonomike të paraqitura nga Bojko Borisovi në ndihmë të biznesit dhe të të prekurve nga koronavirusi duhej të aplikoheshin para 3 muajsh.
Të pakënaqurit kanë organizuar dy aktivitete – Performancë me dorëheqje në masë para centralit të partisë në pushtet GERB dhe një mbledhje e përgjithshme e qytetarëve para Presidencës, e cila do t’i drejtojë kërkesë Parlamentit për të shqyrtuar dorëheqjet e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..