Dita e 21 e protestave antiqeveritare në Sofje filloi me bllokimin e një udhëkryqi në kryeqytet. Më pak se sa 50 veta në orën 12.00 ndaluan lëvizjen e veturave dhe tramvajeve, gjë që provokoi indinjatën e shoferëve dhe shtetasve që nuk marrin pjesë në protestat. Pas ndërhyrjes së policisë grupi u transferua në një udhëkryq tjetër duke shpallur se në fund do të bllokojë lëvizjen para godinave të Presidencës dhe Këshillit të Ministrave. Aty në orën 19.00 fillon protesta miting mbarë kombëtare për dorëheqjen e kabinetit dhe kryeprokurorit. Të pakënaqurit shpallën se kanë ndërmend të ngritin tenda në qendrën e Sofjes.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..