Gjatë javëve të fundit po vëzhgohet ulje e moshës së të infektuarve me Covid-19 në vend. Por në grupin e rrezikuar po vazhdojnë të jenë pacientët e moshës mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese, komentoi para BTV-së kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev.
Gjysma e pacientëve të rinj që mjekohen në spitale janë nën 65 vjeç. Po rriten rastet e rrjedhës së rëndë të sëmundjes, kur pacienti nuk vuan nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i testeve pozitive po mbetet rreth 5%, shtoi Kunçev dhe shprehu shqetësim se po afrohemi me kufirin kritik të të hospitalizuarve. Tani ata janë 699. Në rast se arrijnë 1000 sistemi i shëndetësisë do të ndeshet me vështirësi serioze. Kunçev shtoi se madje atëherë nuk pret kthim të masave të mëparshme kufizuese.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..