Dita e 21 e protestave antiqeveritare përsëri bllokoi qendrën e Sofjes. Një pjesë e të pakënaqurve bllokojnë me etapa udhëkryqet kryesore, të cilat mbeten të mbyllura përkohshëm. Po vazhdojnë kërkesat për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit.
Janë organizuar protesta edhe në qytete të tjera të vendit.
Një aksion tjetër i iniciativës “Drejtësi për të gjithë” zhvillohet para Pallatit të Gjykatës me moton “Liria nuk ka nevojë për kapelë”. Me të shënohet 1 vit nga demonstratat kundër zgjedhjes dhe punës së Kryeprokurorit.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..